Biography Esmeralda Hasaj vjen me një eksperiencë 19-vjecare në menaxhim, mësim-dhënie në nivel universitar dhe konsulencë. Eksperiencat e saj të mëparshme përfshijnë pozicione si Drejtore Rajonale dhe Vendore Financë në disa vende, lektore në disa universitete shqiptare dhe eksperienca si konsulente finance dhe prokurimi. Ajo mban titullin Master Shkencor në Zhvillim Ndërkombëtar nga Andrews University në Amerikë dhe Bachelor në Administrim Biznesi nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Ajo u bashkua me ekipin e AADF-së në vitin 2011.