Biography Megi Habibi ka një përvojë mbi 7 vjecare në shërbime profesionale të këshillimit financiar për kompani që operojnë në industrinë e prodhimit, energjisë së rinovueshme, modës dhe shitjeve në Shqipëri dhe Itali. Bazuar në përvojën e gjerë të punës në një nga kompanitë Big4 në Shqipëri, Megi zotëron njohuri mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, Parimet e Përgjithshme të Pranuara të Kontabilitetit në Itali dhe Standardet Kombëtare të Kontabilitetit. Megi është e diplomuar në Financë dhe Bankë dhe ka përfunduar studimet për Master Shkencor në Ekonomiks në Universitetin e Tiranës. Ajo iu bashkua Fondacionit Shqiptar –Amerikan për Zhvillim (AADF) në Qershor 2022 si Analiste Biznesi. Puna e saj përfshin krijimin e një analize të detajuar të projekteve të AADF me fokus në qëndrueshmërinë financiare të tyre.