Sokol Ymeri

Menaxher Projekti

Biography

Sokol Ymeri është diplomuar në Inxhinieri Kompjuteri në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ai ka një eksperiencë pune 13-vjeçare në sektorin publik dhe atë privat, në zhvillimin e politikave arsimore, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, menaxhimin e sistemeve të informacionit, integrimin dhe rinovimin e zgjidhjeve teknologjike.

Ai ka punuar më parë pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare ku gjithashtu u promovua si Drejtor Teknik, ka punuar për 2 vjet me kohë të pjesshme si konsulent për Kompaninë ALEUS dhe për 6 vjet ka shërbyer si Shef i Sektorit të Teknologjisë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ai ka qenë për disa vite anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ai u bashkua me ekipin e AADF-së në Mars 2016.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.